9.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Weber fIet për “gabimet” e Perëndimit para takimit në BrukseI

- Advertisement -

Para takimit të sotëm në Bruksel mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, analisti gjerman, Bodo Weber, ka bërë një koment rreth zgjidhjeve që ofron propozimi evropian, për të cilit flitet sot në takim.
Weber shkruan se propozimi evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë nuk ofron asnjë zgjidhje për serbët e Kosovës. Ai e bën fajtor Perëndimin që heshti në disa raste dhe lejoi Serbinë të formojë strukturë politike të bashkuar me krimin, në komunat me shumicë serbe të Kosovës.

- Advertisement -

“Propozimi i tanishëm nuk ofron asnjë zgjidhje në çështjen e serbëve të Kosovës. Dështimi i dialogut i ka kthyer serbët e Kosovës nga subjekti kryesor i tij në dëmin kolateral kryesor të tij. Në vakumin strategjik, miratimi i heshtur i Perëndimit në vitin 2013 që Beogradi të formojë një listë të unifikuar politike në Kosovë, Lista Serbe, futi një sistem efektiv njëpartiak (të kontrolluar nga Partia Progresiste Serbe – SNS) e Vuçiqit në 10 komunat, duke u bashkuar me rrjetin e organizuar kriminal”, thuhet në një shkrim të publikuar sot nga Weber.

Ai flet edhe për Asociacionin, të cilin nuk e sheh siç e proklamon Perëndimi. Sipas analistit gjerman, Asociacioni nuk u projektua për integrimin e serbëve në shoqërinë kosovare, por si instrument i Beogradit.

- Advertisement -

“Ndryshe prej perceptimit të përgjithshëm të Perëndimit, Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk ishte projektuar kurrë si një instrument për integrimin e serbëve në shtetin dhe shoqërinë e Kosovës, por si një mjet për t’i shpëtuar fytyrën Beogradit dhe për nevojën e Serbisë që t’u thotë serbëve në veri se përfundimisht do të qeveriseshin nga Prishtina, de jure”.

Weber thotë se shteti serb duhet të heqë duart nga Kosova, ashtu që të bëhet integrimi i serbëve e të largohen strukturat kriminale. Por, sipas tij, kjo nuk është menduar nga Perëndimi.

“Për integrimin e vazhdueshëm të serbëve të Kosovës, është e nevojshme të nxirret shteti serb nga Kosova dhe të përmbyset transformimi autoritar-kriminal në komunat me shumicë serbe. Kjo kërkesë duket se nuk është as e menduar në Perëndim, ku mbizotëron një boshllëk strategjik”.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -