28.7 C
Pristina
Saturday, June 22, 2024

Walker tejet i ashpër ambasadorin Hill-in: Ka kapërcyer detyrat e tij, as s’e kërkon njohjen e Kosovës në Beograd

- Advertisement -

Janë të njohur me njëri-tjetrin së paku nga viti 1998, por ish-Shefi i Misionit Verifikues në Kosovë i OSBE-së, William Walker, nuk po e njeh më tash-ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill-in, me të cilin në kohën e luftës në Kosovë më 1998-99 i kishte rënë të bashkëpunonte ngushtë në të njëjtën anë dhe qëllim. Walker në një bisedë me Nacionalen shprehet i habitur skajshmërisht me deklarimet e Hill-it dhënë sidomos kohëve të fundit në mediat serbe, ku haptazi e ngrit në piedestal qasjen “konstruktive” të Beogradit; e për më tepër duke e vënë në kundërpeshë me atë të palës kosovare. Walker është në dijeni për “përkeqësimin” e marrëdhënieve Prishtinë-Uashington, dhe nuk e fshehë qortimin e tij ndaj Kurtit, por edhe ndaj Hill-it shprehë indinjatën e tij.

- Advertisement -

Në rend të parë, pas krejt deklarimeve të Christpoher Hill, Walker thotë se për të ka një pyetje tejet të rëndësishme, të cilës vetë ia jep edhe përgjigjen.

“A po e shtyen Beogradin ta njohë Kosovën? Nuk e besoj që e bën”, na tha zoti Walker.

- Advertisement -

Në bisedim e sipër, William Walker, shprehet edhe më i çuditur me deklarimet e fundit të Hill-it, kur tha, siç e citoi “Blic.rs”, se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel “shkoi i përgatitur mirë” dhe se “Serbia i bëri detyrat e saj të shtëpisë”. E krejt këtë ai e shtroi në raport krahasues me Kosovën, përkthyeshëm sipas tij, jokonstruktive,.

“Është tepër për të ardhur keq që ambasadori amerikan në Beograd duhet të bëjë aso komentesh rreth asaj se cila palë po ia del më mirë në arritjen e marrëveshjes”, thotë fillimisht Walker për ish-bashkëpunëtorin e tij.

- Advertisement -

“Po, Hill këtu po del përtej përshkrimit të punës që ka. Mendoj se ky komenti i tij që ju ma përshkruat për Zërin e Amerikës (që ShBA nuk e di nëse mund ta konsiderojë Kurtin si aleat) dhe faktin që Escobar-it iu desh të dalë e ta korrigjojë, ose ta thotë në një mënyrë tjetër, më tregon që Hill ka kapërcyer shumë nga vendi ku duhet të jetë”, ka komentuar William Walker.

Walker, madje i bënë edhe sugjerime, i thotë të dalë në fakt të bëjë komente për sa bashkëpunuese dhe fleksibile ka qenë pala kosovare, e jo, siç thotë ai, të pozicionohet kah Beogradi.

“Ambasadorit Hill do t’ia shtroja një pyetje: a po e shtyen Beogradin ta njohë Kosovën? Nuk e besoj që e bën. Mbase edhe e bën, por fjalët e tij dje dhe më parë, më tregojnë që ai ia ka marrë krejt anën Beogradit. Nuk e di as pse ai s’del lëshojë komente se sa mirë Kosova po ia del, ose se sa bashkëpunues kanë qenë, sa fleksibilë u bënë?”, shton Walker.

Megjithë kundërshtimet ndaj Hill-it, Walker vëren se “është e qartë” që marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Uashingtonti kanë përjetuar një rënie e cila nuk është aspak për t’u mirëpritur – dhe për këtë, e identifikon si kontribues Kurtin. Tregoi edhe për takimin që ka pasur para disa javëve me Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar.

“Po”, na thotë ai, “ShBA është e zhgënjyer me kryeministrin Kurti që s’i dëgjoj këshillat e tyre”.

“Na ra të bisedojmë për shumë gjëra, përfshirë marrëdhëniet Kosovë-ShBA. Ishte bisedim i mirë. E respektoj shumë ambasadorin Escobar, e di që ai provon të bëjë më të mirën në një punë tejet të vështirë. Përtej kësaj unë personalisht ia kumtova shqetësimin tim për përkeqësimin e marrëdhënieve mes ShBA-së dhe Kosovës”, na tha ai.

“Më së shumti pati të bëjë me atë që ShBA është e zhgënjyer në kryeministrin Kurti që nuk i dëgjon këshillat që ShBA ia jep. Dhe ai kryeministri ka qenë kokëfortë në reagimin e tij ndaj disa gjërave që ShBA i ofron si sugjerime për të ecur para”.

Walker shprehet e pikëlluar se marrëdhëniet Prishtinë-Uashington “nuk janë të ngushta siç ishin më parë” dhe se për këtë ka biseduar me Escobar-in, për të cilin shprehet se “e respektoj shumë”.

“Për mua është e qartë që marrëdhëniet janë përkeqësuar; s’janë siç ishin”.

“Escobar-i në njëfarë mënyre (në bisedën tonë) e ngjyroi këtë që, po, ka zhgënjime sigurisht, dhe me njëfarë ndjenje frustrimi në të pasurit punë me Albin Kurtin. Por, nuk thoshte që gjërat janë keq, por ama as që janë mirë nuk thoshte. Por, unë e ndjej që marrëdhëniet janë tendosur tash. Çdo herë dëgjoj komente”, përfundoi William Walker.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -