fbpx
-1.3 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

WaIker: Libri për Reçakun do të jetë përshkrim i përjetimeve të mia

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, është befasuar nga vendimi i qeverisë për t`i ndarë 70 mijë euro për librin e tij.

Ai ka thënë se libri për masakrën e tmerrshme të Reçakut do të jetë përshkrimi i kujtimeve të tij për ngjarjen e cila tronditi boten perëndimore.

- Advertisement -

“Librin për masakrën e Reçakut po e shkruaj dhe po provoj ta përfundoj para se të shkoj në botën tjetër.” – ka thënë Walker.

Kur është pyetur nga gazeta për vendimin e qeverisë, ish-ambasadori ka thënë se ende nuk kishte dëgjuar për këtë çështje.

“Do të jetë një libër i vetëm, përshkrime të përjetimeve të mia të ngjarjeve në Reçak, të atij krimi. Do të jetë një përmbledhje e asaj”, është shprehur Walker.

Me tej, Wolker ka folur për ndikimet që kishte kjo ngjarje në rrjedhën e ngjarjeve.

- Advertisement -

“Rëndësia është se Kosova është një shtet i ri në qendër të Evropës dhe nuk mendoj se do ishte bërë ashtu siç u bë nëse masakra e Reçakut nuk do të kishte ndodhur dhe reagimi ndërkombëtar të mos kishte qenë ai që ishte, aq fuqishëm. Solli luftën e NATO’s, që mendoj që askush atë kohë po e mendonte, e cila erdhi më së shumti si rezultat i reagimit pas masakrës së Reçakut”, ka thënë ish-ambasadori amerikan.

Në mbledhjen e sotshme, Qeveria e Kosovës ka ndarë 70 mijë euro për botimin e një libri mbi Masakrën e Reçakut të paraqitura nga perspektiva e ambasadorit William Walker.

Kryeministri Albib Kurti ka thënë se ky libër është mbështetur për shkak të peshës historike.

- Advertisement -

“Këtë të diel bëhen 24 vite nga Masakra e Reçakut që tmerroi dhe tronditi Kosovën, por edhe e ndërgjegjësoi dhe e alarmoi botën demokratike dhe diplomacinë ndërkombëtare. Para jush keni propozim-vendimin për ndarjen e 70 mijë eurove për hulumtimin, shkrimin, editimin, përkthimin dhe shtypjen e librit të memoareve të ambasadorit William Walker dhe të Masakrës së 15 janarit 1999 në fshatin Reçak dhe peshës historike të kësaj ngjarje”, ka thënë Kurti.

- Advertisement -

Të fundit

HeIIbanianz, shqiptarët që po ‘tmerrojnë’ britanikët: S’ka poIicë që i ndalon

Gangsterët shqiptarë të veshur me Balaclava që përdorin automatikë kanë pushtuar rrugët e Londrës, duke shkaktuar britanikët. Një artikull i...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -