VV-ja rikthen video të 2007-ës të Kurtit për Asociacionin: Po dojnë me maru kancer mrena që ka me kontroIIu Serbia (VIDEO)

VV-ja rikthen video të 2007-ës të Kurtit për Asociacionin: Po dojnë me maru kancer mrena që ka me kontrollu Serbia (VIDEO)

 49 minuta më parë

-Advertisement-

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka shpërndarë një video të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë një proteste të vitit 2007.

Në videon e publikuar nga VV-ja, Kurti fliste për Asociacionin, ku thoshte se “po dojnë me maru komuna me shumicë serbe, që kanë me pasë jashtëzakonisht ma shumë kompetenca se komunat me shumicë shqiptare”.

“Ata kanë me pasë të drejtë me drejtu universitete, me menaxhu spitale. E, kjo nuk ndodh me komunat me shumicë shqiptare. Tjetra është që kanë me pasë të drejtë me i lidhë horizontalisht në mes veti e vertikalisht me Beogradin”, thoshte Kurti në vitin 2007, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, në fjalimin e asaj proteste, kryetari i VV-së, thoshte se “po dojnë me na maru diçka të ngjashme si Republika Serbe mrena Kosovës, me na maru një kancer mrena që ka me kontrollu Serbia, dhe krejt koha, nervat, energjia ka me na shku tu kqyrë me asimilu qat kancer e s’kena me mujtë”.

“Edhe me bo me u ba shtet i pavarur, qiky kancer s’ka me të lanë kurrë rehat”, thoshte Kurti, përcjell Klankosova.tv.

Më tej, në këtë video, VV-ja e ka futur edhe një pjesë të konferencës së djeshme të Kurtit, pikërisht kur fliste për asociacionin.

“Ju e dini shumë mirë që pyetjeve tuaja për asociacionin unë ju përgjigjem tash e 9 vjet. Pse po besoni që sot është pyetje e re kjo?