14.4 C
Pristina
Tuesday, September 27, 2022
- Advertisement -

Vuqic i paska ‘kërcënuar’ emisarët: U thashë, mos ejani në Beograd për njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë Aleksander Vucic në një konferencë për media ka folur sot për problemin me Kosovën për punën e targave dhe dokumenteve të hyrje-daljeve.

Vucic ka thënë se është i gatshëm të pranojë dokumentet e Kosovës, me një letër që thuhet se një gjë e tillë nuk nënkupton njohje të pavarësisë së Republikës së Kosovës, derisa ka kërkuar që serbët e Kosovës të përjashtohen nga lëshimi i dokumenteve të tilla.

- Advertisement -

Gjatë konferencës Vucic ka thënë se Kosova duhet të harrojë punën e njohjes.

Ai tha se Serbia nuk pajtohet me njohjen e ndërsjellë mes vendeve.

“Harrojeni këtë dhe mos ejani me histori të tilla sepse janë të pakuptimta”, ka deklaruar Vucic.

- Advertisement -

Ai tutje ka thënë se Serbia është e gatshme të bisedojë për një zgjidhje kompromisi.

“Për çështje të tjera jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjidhje kompromisi”, shtoi ai.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -