Kreu i MPB-së së Serbisë, Aleksander Vulin, ka thënë sot se ende ekziston, sipas tij, rreziku i eleminimit të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, shkruan Danas.
Vulin ka thënë se përderisa Radoje Zvicer është ende i lirë, eleminimi i Vuçiqit është e mundur.
“Përderisa (Radoje) Zvicer është i lirë, vr.asja e Vuçiqit është e mundur, ne nuk e dimë se kush qëndron pas klaneve dhe derisa kjo të zbulohet, kërcënimi për jetën e presidentit rritet çdo ditë”, ka thënë Vulin për Happy TV.
Ai tutje ka folur edhe për klanin e Veljko Belikvukut duke thënë se është vërtetuar aktakuza për shtatë vr.asje.
“Një nga të pandehurit ka pranuar se ka eleminuar pesë persona dhe do të ketë më shumë vktima, jam i sigurt për këtë”. Sa i përket policisë, ne e bëmë punën tonë”, ka shtuar tutje Vulin.