16 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Vulin nga Moska ‘mesazh’ BE-së: “Është antievropiane të kërkosh nga Serbia të njohë Kosovën”

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se “mesazhet e tij nuk janë antievropiane, por janë antievropiane ato në të cilat Serbisë i kërkohet që në këmbim të afrimit me anëtarësimin në BE, të heqë dorë nga ndjekja penale e KRlMlNEIËVE të Iuftës , vrasësit e fëmijë serbë, si dhe kërkesat për të njohur Kosovën dhe për të vendosur sanksione kundër Rusisë”.

Vulin, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Moskë, komentoi pretendimet e raportuesit të Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik, se kur një anëtar i Qeverisë së Serbisë, gjatë një vizite zyrtare në Moskë, dërgon mesazhe antievropiane Evropa këtë vëren dhe se Serbia duhet të respektojë politikën e BE-së në lidhje me sanksionet kundër Rusisë.

- Advertisement -

Nuk e di se çfarë sheh Bilçik në vizitën time në Moskë, por e di që ai nuk pa asgjë në vizitën e ministrit të Hungarisë Sijarto, kryeministrit të Austrisë Nehhammer dhe aq më pak sheh dhe dëgjon bisedat e Presidentit Macron me Presidentin Putin. Bilçik as që i vuri re vizitat e zyrtarëve sauditë, as bisedën mes Sheikh Bin Zayed dhe Presidentit Putin.

Hipokrizia duhet të jetë një diagnozë e vizionit selektiv të Bilçikut. Unë them dhe mendoj të njëjtën gjë në Moskë, siç e them dhe e mendoj në Beogradi dhe Bruksel, dhe nga e drejta për të mbrojtur bindjet e mia dhe të vërtetën për Serbinë, por edhe për serbët dhe botën serbe, nuk do të dorëzohem, pavarësisht çmimit politik dhe personal që paguaj dhe do të paguaj”, tha Vulin.

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, Vulin tha se Rusia nuk i ka kërkuar Serbisë “të njohë Kosovën, as të heqë dorë nga Republika Srpska, as që Serbia të vendosë sanksione ndaj kujtdo dhe t’i pranojë konfliktet e saj si tonat”.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -