fbpx
9.8 C
Pristina
E enjte, 8 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Vulin e fyen Von Cramonin: Kërkoju falje serbëve dhe Serbisë

“Nuk e di nëse Viola von Cramon më merr seriozisht, por lobimin e saj për një Kosovë të pavarur unë e marr shumë seriozisht, ashtu siç e marr seriozisht që fëmijët tanë të vrarë në “agresionin” e NATO-s nuk janë arsye e mjaftueshme që ajo t’u kërkojë falje serbëve dhe Serbisë”, ka thënë ish-ministri serb i cili ka mbetur jashtë qeverisë aktuale, Aleksandar Vulin, transmetojnë mediat serbe

Vullin duke pretenduar se po u përgjigjet “gënjeshtrave dhe fyerjeve” të bëra ndaj tij nga raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se “e kupton” që ajo po kërkon nga Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të shkelë “miqësinë shekullore me aleat i saj”.

- Advertisement -

“E marr seriozisht edhe faktin që Viola von Cramon po kërkon nga Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të shkelë miqësinë me të vetmin aleat të qëndrueshëm që kemi pasur prej shekujsh. Gjithashtu e marr shumë seriozisht faktin që Viola von Cramon përmes Serbisë dëshiron t’i kthejnë borxhin Rusisë nga Lufta e Dytë Botërore dhe se ajo dëshiron të harrojë se “ku ishin paraardhësit e saj” në kohën e Betejës së Stalingradit”, pretendon Vullin në stilin e tij të fyerjes e të gjithë atyre që e kritikojnë Rusinë.

Vullin ka thënë se beson fuqishëm se Serbia nuk do të largohet nga Republika Serbe dhe nuk do të ndalojë së krijuari “Botën Serbe”.

Von Cramon e quan Vuçiqin kukull pro-Putinit: Popullsia serbe është nacionaliste

- Advertisement -

 

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -