17.5 C
Pristina
20 Shtator, 2020 - 13:27

Vuçiqi falënderon udhëheqësinë palestineze për mosnjohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka pranuar të martën në takim ambasadorin palestinez në këtë shtet, Mohamed Nabhan, duke e njoftuar rreth bisedimeve të zhvilluara nga delegacioni serb në Washington dhe Bruksel.

Sipas njoftimit të kabinetit të Vuçiqit, Nabhanit i është thënë se Serbia po e respekton dhe ruan miqësinë me Paletinën dhe popullin palestinez dhe se e mbështet arritjen e paqes afatgjatë dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme.

Serbia është e përkushtuar për avancimin e raporteve, edhe me Izraelin e edhe me Palestinën, teksa dëshiron zgjidhje të qëndrueshme mbi bazën e normave ndërkombëtare, të konfirmuara në OKB, të cilat do të sillnin paqe, stabilitet dhe progres për të gjithë”, ka thënë Vuçiqi, duke e falënderuar udhëheqësinë palestineze rreth “qëndrimit parimor për mosnjohjen e Kosovës”.

Ambasadori Nabhan ndërkaq i ka thënë se Palestina e çmon Serbinë, me të cilën ka raporte të thella miqësore dhe se rrjedhimisht me shqetësim është pranuar lajmi për zhvendosjen e mundshme të ambasadës serbe në Jerusalem.

Të fundit

Spanja një ndër 5 shtetet e Europës që nuk njeh shtetin e Kosovës Ja sa vullnetar shqiptarë luftuan për shlirimin e Spanjës

Vullnetarët shqiptarë të Luftës së Spanjes kanë qenë:Asim Vokshi, Daut Muço Podgorani. Emrush Myftari, Emin Agolli, Fehmi Muço , Faik Dardha, Hamdi Kolonja, Hulusi...

Edi Rama në televizionin Grek: S’ka marrëveshje me ju, krenar që jam mik me Erdoganin

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek “Mega” foli për çështjen e detit me Greqinë. Rama tha se nga Italia dhe Egjipti, në...

Paralajmërimi i frikshëm i Trump: Po ndalojmë vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump në një kampanjë në Karolinën Veriore tha se ai mund të jetë i i kualifikuar për ta fituar çmimin...

Albërije Hadërgjonaj në zi, humbi njeriun e shtrenjtë dhe të dashur: Më iku drita e syve!

Albërije Hadërgjonaj po kalon një moment vërtetë shumë të vështirë, pasi ka humbur një person shumë të dashur. Kushëriri i saj është ndarë nga jeta,...

Të tjera nga rubrika