fbpx
-1.7 C
Pristina
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Vuçiqi e quajti “ndyrësirë terroriste”, ky është reagimi i Kurtit

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Kryeministri Albin Kurti nuk i ka komentuar deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, i cili e ka quajtur dje “ndyrësirë terroriste”, dhe ka vijuar të flasë për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Teksa po merrte pjesë në një ngjarje në HANDIKOS, ai u pyet nga gazetarët në lidhje me këtë deklaratë të Vuçiqit, por edhe për deklarimet e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill.

“Unë mund të flas për qëndrimet dhe idetë, mund të flas për pajtimet dhe mospajtimet e ndërsjella, por nuk mund të flas për nivelin e edukatës së kreut shtetëror te fqinjit tonë verior”, ka thënë Kurti, duke iu referuar Vuçiqit.

- Advertisement -

closevolume_off
Ndërkaq, në lidhje me deklaratat e Hillit se nuk do të ketë më marrëveshje me Serbinë pa zgjidhjen e çështjes së të drejtave kolektive të serbëve.

“Ndërkaq, të drejtat e pakicave në Kosovë apo të komuniteteve joshumicë në Kosovë janë rregulluara me një kapitull të veçantë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjithsej në gjashtë nene – prej nenit 57 deri te neni 62”, u shpreh ai.

Kurti, duke iu referuar Asociacionit, tha se nuk mund të jetë vetëm njëra nga 33 marrëveshjet më e rëndësishmja dhe kryesorja, teksa shtoi që qeveria e Kosovës dëshiron dhe do t’i respektojë të drejtat e pakicave, mirëpo tha se ata që mendojnë ndryshe nga Kushtetuta e Kosovës, duhet ta argumentojnë se ku është gabim ajo.

“Unë besoj që ata të cilët janë të pakënaqur me Kushtetutën e Republikës së Kosovës do të duhej ta kenë barrën e provës dhe argumentimit, të na tregojnë se çfarë nuk është në rregull dhe se çfarë nuk mjafton”.

- Advertisement -

“Sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, unë nuk kam përgjigje të re, por natyrisht që në kapitullin e katërt të kornizës së përgjithshme të marrëveshjes që e kemi prezantuar më datën 18 gusht në Bruksel, aty kam thënë që do të ketë konsideratë për të gjitha marrëveshjet që janë arritur në Bruksel dhe interpretimin e tyre por që nuk mund të jetë kapitulli i parë dhe nuk mund të jetë nga 33 marrëveshje vetëm njëra më e rëndësishmja, më kryesorja dhe prioritarja”.

“Të drejtat e pakicave ne duam dhe duhet t’i respektojmë, por e ritheksoj që ata që duan diçka ndryshe prej asaj që e ka paraparë Kushtetua e Republikës së Kosovës duhet të tregojnë se si ka qenë gabim Kushtetuta e Kosovës”.

Këto deklarata Kurti i dha HANDIKOS, ku qëndroi për vizitë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

- Advertisement -

Të fundit

Nxirret nga rrënojat me cigare në gojë, s’e heq as pas insistimit të shpëtimtarëve

Turqia është goditur të hënën nga një tërmet shkatërrimtar që ka lënë mijëra të vdekur, mijëra të pastrehë dhe...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -