11 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Vuçiq takohet me shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe – tri pika si kërcënim?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur dje se është takuar me shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq, me të cilin, siç thotë ai, ka ndërtuar miqësi dhe besim, por se arsyeja e takimit tha se ka qenë një ndeshje basketbolli ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë.

- Advertisement -

“Në vitet e fundit të bashkëpunimit profesional me Milan Mojsiloviqin, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, kemi krijuar një miqësi të sinqertë dhe besim të ndërsjellë”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

Vuçiq ka thënë se kanë biseduar edhe “për tema të tjera”, duke vënë tre pika në fund të mesazhit, raporton Danas.

“Besojeni apo jo, arsyeja kryesore e takimit tonë sonte ishte ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë, në të cilën skuadra jonë mundi nikoqirët”, shkroi Vuçiq.

- Advertisement -

Ky takim u zhvillua në prag të një fjalimi të paralajmëruar për të dielën nga Vuçiq, dhe para takimit të tij mevartësit e tij në Kosovë.

Vuçiq caktoi një takim me strukturat e tij ilegale në Kosovë pas bisedimeve në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të enjten.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -