fbpx
29.7 C
Pristina
E martë, 24 Maj, 2022

Vuçiq premton se do të ndëshk0hen policët që i kënduan Srebrenicës, por e shmangë fjalën gjen0cid

Rekomandime

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i cili ndodhet në fushatë zgjedhore ka zbarkuar në qytetin jugperëndimor të Serbisë, Priboj, ku para ca kohësh zyrtarë të lartë të policisë serb glorifikuan gjenocidin që kanë kryer forcat serbe në Srebrenicë.

Ai para boshnjakëve që jetojnë në këtë qytet premtoi se ata që kënduan se “Sijenica do të bëhet si Srebrenica” duke i ikur përmendje së fjalës gjen0cid. Vuçiq tha se po hetohen edhe disa të rinj që kanë kërkuar që xhamitë të gjuhen me a*më.

Gjatë vizitës ai tha se polici që u filmua duke festuar me këngë që glorifikojnë msakrën e Srebrenicës dhe KRlMET e Iuftës në Kroaci do të sanksionohet.

“Për ata njerëz që kënduan atë këngë se Sjenica do të bëhet Srebrenica e re jo vetëm që do të dën0hen por do të transferohen nga Priboji”, tha Vuçiq në një konferencë për media shkruan Balkaninsight, transmeton Gazeta Express.

Gjatë vizitës në qytetin me shumicë boshnjake, Vuçiq u takua me klerikët myslimanë dhe ortodoksë si dhe me udhëheqësit komunalë dhe u zotua se ata që “duan të msakrojnë” ose “ të gjuajnë apo ta vr*sin dikë” do të dën0hen.

“Kurdo që dikush mendon se unë nuk mund t’i dëgjoj dhe nuk kuptoj se çfarë po ndodhë, unë e di mirë se çfarë po ndodhë kur ne jemi vetëm në kafene si serbë dhe e di se si është kur myslimanët e boshnjakët janë vetëm në kafene”, tha ai.

Para disa ditësh anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë janë xhiruar duke kënduar këngë ultra-nacionaliste duke i bërë lavde gjen0cidit të Srebrenicës, shk*tërrimit të Vukovarit dhe duke bërë thirrje për KRlME të reja ndaj minoriteteve pakicë në Serbi.

Videoja është realizuar në një restorant në Priboj të Serbisë gjatë festës së Vitit të Ri.

Më shumë artikuj

Të fundit