fbpx
-9 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

“Vuçiq po luan me jetët e qytetarëve, i la në baltë”

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Deputeti serb, Aleksandër Jovanoviç, ka thënë se kthimi i përfaqësuesve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, është shfaqje e radhës e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në një intervistë për mediumin opozitar ‘Nova’, ai theksoi se Vuçiq po luan me jetët e qytetarëve serbë, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi.

- Advertisement -

“Ata njerëz u mashtruan, u lanë në baltë. Janë urdhëruar nga kabineti i Vuçiç’it që të japin dorëheqje, tani po i zëvendësojnë me njerëz të tjerë, ndërsa ata disa mijëra njerëz që dhanë dorëheqje me urdhër të Beogradit mbetën pa asgjë”.

Jovanoviç vlerësoi se qëllimi i presidentit serb është që të vazhdojë shfaqja që ka nisur duke e larguar gjithnjë e më shumë vëmendjen nga zgjidhja e problemeve.

“Cirku vazhdon, shfaqja e Vuçiç’it duhet të vazhdojë. Ideja nuk është që të sqarohen gjërat, të zgjidhet diçka, por vetëm të vazhdohet emisioni, të flasim sërish për një lloj gjendje të jashtëzakonshme dhe destabilitet”.

Ndryshe nga sa është pritur, pikërisht për shkak të situatës në veri dhe vendimit për t’u larguar nga institucionet, nëntë anëtarë të Listës Serbe kanë pranuar të zëvendësojnë të dorëhequrit dhe tashmë janë emëruar deputetë të rinj.

- Advertisement -

Një tjetër deputet serb gjithashtu ka zënë vend, por jo nga Lista Serbe, meqë siç është e parashikuar me ligj, radha i kishte ardhur atij, pas largimit të 10 të tjerëve, më të votuarit nga komuniteti serb.

- Advertisement -

Të fundit

Grabiten kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga tërmeti, arrestohen nga Policia turke

Pas fatkeqësisë së tërmetit, një grup personash kanë grabitur kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -