Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar “masa serioze” në përgjigje të asaj që ai e cilëson si “sulm brutal” ndaj serbëve në veri të Kosovës, pas mbylljes së institucioneve paralele serbe.
E për këtë është pyetur sot kryeministri Kurti nga gazetarët.
Ai nuk ka pranuar të flasë për një deklarim të tillë të Vuçiq që ka ardhur pas takimit me Lajcakun sot në Beograd.
“Ju e dini që unë nuk parapëlqej t’i komentoj lajmet e lërë më paralajmërimet”, ka thënë ai para mediave.