16 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Vuçiq: Nuk do ta njoh Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë fjalimit të tij në Beograd sot tha se KFOR-i duhet ta mbrojë pakicën dhe të mos lejojë maltretime dhe ngacmime ndaj serbëve.

- Advertisement -

“Unë e kuptoj që kemi nënshkruar një marrëveshje në vitin 2011 dhe duhet ta respektoj atë, por edhe të tjerët duhet të kuptojnë se për arsye të panjohura për mua, po bëjnë lojë luftë.

Në Kosovë çdo ditë do ta ndalin rrymën dhe hajde të shohim të ndihmojmë, për të kursyer të paktën 5-10 ditë. Ndërprerjet do t’i vrasin njerëzit, do të shkatërrojnë pajisjet shtëpiake.

Le të kursejmë 5-10 ditë.

- Advertisement -

Nëse mund të japim rrymën kur e kemi, le ta japim, e jo të thoni se Vuçiq nuk është i gatshëm për normalizim.

Le t’i quajmë gjërat me emrin e vërtetë, Vuçiq nuk është i gatshëm ta njohë Kosovën, ky është normalizim për ta”, deklaroi kreu i shtetit serb.

Ai gjithashtu shtoi se duan t’i zgjidhin problemet mes serbëve dhe shqiptarëve.

- Advertisement -

“Por jo, unë nuk do ta njoh Kosovën dhe jam menjëherë kundër normalizimit. Shikoni çfarë shkruajnë disa media botërore, çfarë gënjeshtra kanë”, deklaroi ai. /vojvodinauzivo.rs

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -