10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vuçiq: “Një ditë do t’i vjen fundi okupimit të veriut, kur, atë e dimë ne”

- Advertisement -

I pyetur se çfarë do të bëjë konkretisht kur thotë se Serbia do t’i mbrojë serbët në Kosovë, Vuçiq ka thënë se është e rëndësishme dhe se beson se “serbët do të bëjnë gjithçka që të ruhet paqja”.

- Advertisement -

“Unë mendoj se kjo ishte pasqyra më e mirë, se kjo ishte si filmin “Okupimi në 26 fotografi” (filmi jugosllav i viteve të 80’ta mbi “trimërinë e partizanëve”). Kjo është pasqyra më e mirë e “demokracisë së rreme”, jo vetëm e Prishtinës, por edhe të atyre që i mbështesin ata. Mendoj se njerëzit në Serbi, por edhe në të gjithë rajonin, çfarëdo që mendojnë për serbët, kanë mundur të shohin gjithçka. Imagjinoni që neve në Serbinë “qendrore” të dalin 0.3 për qind e votuesve dhe ne themi se do ta menaxhojmë vendin”, ka thënë ai, transmeton Paparaci.

Duke u përpjekur ta arsyetojë dështimin e politikës së tij para opinionin serb me atë se e gjithë bota është kundër tij, Vuçiq ka thënë se zgjedhjet tregojnë se “si duket jo muzgu, por errësira e demokracisë, se si lejohet gjithçka që të poshtërohet Serbia, por u tregua se serbët kurrë nuk mund të jenë aq të dobët dhe Serbia aq e vogël që ata që punojnë kundër Serbisë të jenë të kënaqur”.

- Advertisement -

“Doli se serbët janë një popull i fortë, serioz dhe i përgjegjshëm, të cilët dinë të mbrojnë interesat e tyre përkundër kërcënimeve të mëdha”, ka vazhduar ai me avazin e vjetër.

“Okupimi duhet të marrë fund dhe ne jemi ata që zgjedhim kur. Ky është avantazhi i kësaj situate, nëse ka ndonjë avantazh. Ata vendosën të pushtojnë edhe popullin edhe territorin, një popull që nuk i do, një territor ku nuk kanë qenë kurrë të pranishëm. Asnjë okupim kurrë nuk ka përfunduar mirë”, përsëri kërcënon Vuçiq./Paparaci

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -