fbpx
2.5 C
Pristina
E martë, 31 Janar, 2023

Vuçiq ‘kërcënoi’ me dorëheqje, Profesor Bytyçi zbulon mashtrimin e tij: Ja çfarë po përgatit ai!

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka ‘kërcënuar’ sërish me dorëheqje, ku ka thënë se është në prag të marrjes së një vendimi të tillë.

Këtë, Vuçiq e thotë në mënyrë kërcënuese për Perëndimin, se në rast se ai dorëhiqet “do të keni punë me shërbëtorët besnikë të Vladimir Putin në Serbi!”.

E këtë deklaratë të presidentit serb e ka komentuar profesori Enver Bytyçi.

- Advertisement -

Ai përmes një postimi në Facebook e quajti Vuçiqin “mashtrues të pashembullt”.

“Sepse thjesht bën deklarata dorëheqjeje, por asnjëherë nuk dorëhiqet! Sepse dorëheqjen e përdor si kërcënim për Perëndimin, duke u thënë atyre:

“Po të doni unë dorëhiqem, por më pas do të keni punë me shërbëtorët besnikë të Vladimir Putin në Serbi””,shkroi ndër të tjera profesori.

Postimi i plotë

- Advertisement -

Vuçiq sot ka thënë se është në prag të dorëheqjes! Nuk e di sa herë në këto dy vitet e fundit ai ka kërcënuar me dorëheqje! Por një gjë është e sigurt: – Ai është një mashtrues i pashembullt. Ia kalon edhe këtyre dy të Rilindjes që kemi ne këtu në Tiranë!

Sepse thjesht bën deklarata dorëheqjeje, por asnjëherë nuk dorëhiqet! Sepse dorëheqjen e përdor si kërcënim për Perëndimin, duke u thënë atyre:

“Po të doni unë dorëhiqem, por më pas do të keni punë me shërbëtorët besnikë të Vladimir Putin në Serbi!”

- Advertisement -

E gjitha kjo që ndërkombëtarët ta tolerojnë për qëndrimet, objektivat dhe projektet e tij për Kosovën dhe madje edhe për kërcënimet që ia bën asaj për përdorimin e dhunës policore e ushtarake, për ringritjen e barrikadave, si dhe nxitjen e serbëve të Kosovës për konflikt me institucionet shtetërore të Republikës!

- Advertisement -

Të fundit

Raci: Nuk është mirë të përdoret metoda “Grenell” për të ardhur në pushtet

Analisti Gazmir Raci dyshon se po përgatitet rrëzimi i kryeministrit Albin Kurti. Sipas tij, skenari për rrëzimin e kryeministrit aktual...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -