12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

​Vuçiq ka një paraIajmërim tjetër Iidhur me serbët në Kosovë

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, tha se nga 9 deri më 12 qershor do të zhvillojë bisedime me serbët në Kosovë, teksa protestuesit serbë në Leposaviq, Zubpin Potok dhe në Zveçan vazhdojnë të protestojnë kundër kryetarëve shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.

- Advertisement -

Gjatë një adresimi në Beograd, Vuçiq nuk la pa shfrytëzuar rastin për të manipuluar me opinionin se gjoja “protestuesit serbë po luftojnë për të drjetat e tyre”, ndërkohë që ishte vet ai që nxiti serbët të mos dalin në zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale në veri të Kosovës.

Madje, ai ka akuzuar Kosovën duke pretenduar se përmes “provokimeve” po synon të zgjidhë problemet, kur dihet se ishin protestuesit serbë, policë e ushtarë të Serbisë e njerëz të BIA-s që sulmuan Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe gazetarët në veri të Kosovës.

- Advertisement -

“Sa i përket Kosovës, mbrëmë patëm bisedime shumë komplekse dhe komplekse, duke vazhduar sot fola edhe me ndërmjetësuesin britanik për Ballkanin Perëndimor Stuart Peach, sot do të vazhdoj me serbët nga Kosova nga e premtja deri të dielën. Nesër kemi një ditë të tërë bisedimesh me presidenten e Indisë, një nder i madh për vendin tonë, pas zëvendës-presidentit të Indisë dhe kryeministrit të Indisë që vizitova në Gujarat dhe Ahmadabad, do të presim edhe presidenten e Indisë, dhe besoj se kjo do të kontribuojë në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dhe bashkëpunimit ekonomik dhe në forumet e mëdha të biznesit këto janë gjëra të rëndësishme. Dua të falënderoj njerëzit tanë në Kosovë që në mënyrë paqësore dhe dinjitoze po luftojnë për të drejta e veta, për t’u thënë se shteti i Serbisë është gjithmonë me ta dhe se është e rëndësishme që ta ruaj paqen dhe të tregojmë se mund të bisedojmë me të gjithë ndryshe nga disa që mendojnë se provokimet mund t’i zgjidhin problemet e tyre”, tha ai.

Ndërkaq për zgjedhjet në Serbi foli kryeministrja serbe Ana Brnabiq, e cila paralajmëroi se do të dorëhiqet.

Ajo ka shtuar se daljen nga kriza të cilën e ka kapluar Serbinë janë zgjedhjet paramentare deri në fund të vitit.

- Advertisement -

“Jam e gatshme në çdo moment të jap dorëheqjen nga posti i kryetarit të Qeverisë. Nderi më i lartë për mua ka qenë çdo gjë që kam kryer dhe që e kryej këtë detyrë, nderi më i madh, kënaqësia më e madhe, lumturia më e madhe që kam pasur mundësinë të punoj për vendin tim dhe të jap më të mirën. Por sigurisht në këtë moment, e dini kur shoqëria gjendet në një situatë të tillë në një krizë të tillë, mënyra e vetme në shoqëritë demokratike për ta zgjidhur janë bisedimet, fatkeqësisht ata bisedime nuk duan. Kështu që e përsëris edhe sot, jam gati dhe llogarisni që dorëheqjen time e keni në tavolinë, llogarisni në atë dorëheqje kjo hap hapësirë për disa diskutime teknike. Besoj dhe kam folur edhe me kryetarin e Partisë Progresive Serbe, Millosh Vuçeviq, si kryetar i partisë më të madhe në Serbi, besoj dalja nga kjo krizë janë zgjedhjet parlamentare deri në fund të vitit. Presidentit të republikës që përfundimisht të marrë një vendim të tillë, por në këtë kuptim ai mund të llogarisë në dorëheqjen time dhe pastaj do të vazhdojë, çfarëdo që të ndodhë”, ka thënë ajo.

Porse, ishte Vuçiq ai që tha se nuk do të ketë qeveri tranzitore në Serbi. Ai tha se kurrë nuk do ta marrë një vendim të tillë.

“Dhe nuk ka as bisedime dhe as negociata për këtë çështje”, ka thënë ai. 

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -