14.1 C
Pristina
Saturday, October 1, 2022
- Advertisement -

Vuçiq jep sinjale se do t’i pranojë targat RKS, kërkon që serbët e Veriut të udhëtojnë me dokumente të Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, sot ka lënë të kuptohet se do t’i pranojë targat RKS, megjithatë ka insistuar që për serbët e veriut të mos kërkohen dokumente për hyrje-dalje. Këto deklarata shefi i shtetit serb i ka bërë gjatë një organizimi në Serbi.

Teksa iu është përgjigjur gazetarëve, Vuçiq ka thënë se dy emisarët, Escobar dhe Lajçak i kanë kërkuar që të respektojë marrëveshjen e vitit 2011 për lirinë e lëvizjes.

- Advertisement -

“Unë thash që jemi të gatshëm të respektojmë marrëveshjen”, ka thënë Vuçiq.

Ai tutje ka thënë se marrëveshja për lirinë e lëvizjes referohet për vendet tranzite dhe jo për serbët që jetojnë në Kosovë.

“Ju s’mund t’i ndaloni serbët që jetojnë në Kosovë e që kanë dokumente të Serbisë. Ne kërkojmë që ata të kenë të drejtën të lëvizin me dokumenta të Serbisë”, ka thënë Vucic, shkruan N1.

- Advertisement -

Ai tutje ka thënë se s’mund të negociohet për çështjen e tabelave meqë thotë se “është pothuajse e sigurt që s’do të ketë ndonjë progres”.

“Tabelat fillojnë të ndryshojnë nga 1 shtatori dhe afati është dy muaj. Imagjinoni çfarë tensione do të ketë në këta dy muaj. Nëse ne mund të zgjidhim të paktën çështjen e dokumenteve në mënyrë që serbët nga Kosova të mund të hyjnë dhe dalin në vijën administrative, gjithçka do të jetë më e lehtë”, ka thënë Vuçiq.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -