fbpx
-9 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Vuçiq i reagon kryeministrit Kurti: Ti s’na i cakton kufijtë

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka komentuar sot intervistën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti të dhënë për gazetën vjenezë “Die Presse” e ku ka thënë se kufiri në mes të Kosovës dhe Serbisë është bërë kufiri në mes të NATO-s dhe Rusisë.

Vuçiq ka thënë se “nuk e di që Kosova i është bashkuar NATO-s”.

Serbia ka kufijtë e saj, as të Rusisë as të NATO-s, por të saj, që janë vendosur nga Rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara. Kështu që thuaj çfarë të duash dhe si të duash, provo të na vendosësh neve diku ku s’jemi dhe vetën tënd diku ku s’je. Ne kemi vendin tonë, për të cilin jemi krenar, Serbinë. Ti s’na i cakton kufijtë, por ligji ndërkombëtar”, ka thënë Vuçiq në kundërpërgjigjen e tij ndaj kryeministrit Albin Kurti, shkruan Kosovo Online.

- Advertisement -

Sipas presidentit serb deklarata e Kurtit “është një mesazh tjetër politik dëshpërues përmes të cilit Kurti e prezanton veten si një viktimë, si Zelenski i ri”.

Nuk jam merak, kam gati një vit që dëgjoj budallallëqe, sa të duash, është e imja të udhëheq Serbinë, si vend i pavarur, sovran, i lirë dhe liridashës dhe jam krenar që po bëjmë atë”, ka thënë Vuçiq.

- Advertisement -

Të fundit

Grabiten kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga tërmeti, arrestohen nga Policia turke

Pas fatkeqësisë së tërmetit, një grup personash kanë grabitur kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -