11 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Vuçiq: I propozuam targat “KS” – Kurti nuk pranoi, i kërkoi “RKS”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të dielën se në 10 ditët e ardhshme shpreson të arrihet një zgjidhje e pranueshme mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave, transmeton mediumi serb Danas.

Pas takimit me krerët e serbëve të veriut, Vuçiq tha para mediave se nuk do të ketë kolona refugjatësh dhe se “do ta shpëtojnë popullin nga pogromet dhe persekutimet”.

- Advertisement -

Ai shtoi se Serbia është në një situatë shumë të vështirë dhe se “do të do të kërkojmë me dëshpërim një kompromis për 10 ditët e ardhshme. Shpresoj se t’ia dalim”.

“Mesazhi ynë për popullin ‘e Kosovës dhe të Metohisë’ është se nuk do të ketë kolona refugjatësh, ne do ta mbrojmë popullin tonë nga persekutimet. Ata u hodhën si të përvëluar, hodhën poshtë gjithçka”, tha Vuçiq, duke shtuar se propozim i delegacionit serb në Bruksel ishte vendosja e neutralitetit.

Vuçiq shtoi se pajtohet me lëshimin e dokumenteve në hyrje-dalje të Kosovës, por që sipas tij, kjo nuk duhet të vlejë për banorët që jetojnë në veri.

- Advertisement -

“Shqiptarët thonë se duam t’ju japim një dokument si ky i yni, të lëshuar nga Serbia. Ne themi pa problem. Kur të hyjë Aleksandar Vuçiq në Kosovë, jepini ato letra, por nuk mund t’i lëshoni letra të tilla njerëzve që jetojnë në veri të Kosovës. Ata nuk u interesuan që ta zbatojnë atë. U interesuan vetëm për të shkatërruar jetën e qytetarëve që jetojnë në veri”, tha Vuçiq.

Vuçiq deklaroi se kishte propozuar që serbët e veriut t’i përdornin targat “KS”, por sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk kishte pranuar, duke thënë se të gjitha targat duhet të jenë me “RKS”.

“Kuptimi i kësaj është se pavarësisht se çfarë pranojmë apo nuk pranojmë ne, ata i refuzojnë të gjitha”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Presidenti serb shtoi se Kosova i ka dy qëllime: heqjen e shtetit të Serbisë dhe dëbimin e serbëve.

I pari i Serbisë theksoi se nga viti 1999, dëbimi “i forcave të sigurisë” u bë terror ndaj popullatës serbe. Kjo, sipas tij, shkaktoi përndjekjen e 200 mijë njerëzve dhe grabitjen e banesave e të shtëpive.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -