7 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vuçiq i prerë: Ose të formohet Asociacioni, ose faleminderit…kaq ishte

- Advertisement -

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se “lista e detyrimeve të pazbatuara” nga Marrëveshja e Brukselit, e cila u përmend nga përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, “në thelb ka të bëjë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

“Ata do të ​​thonë se çështja e energjisë nuk ka mbaruar. Tani problemi është a do të japin licencë, dhe pastaj a do të heqin licencën për të drejtat e shpërndarjes… Por të gjithë e dinë që thelbi është Asociacioni. Pra – ose do t’i qasen problemit të zgjidhjes së Asociacionit, ose: faleminderit, kaq ishte”, ka deklaruar Vuçiq, para takimit në nivel të lartë në Bruksel i cili do të mbahet më 27 shkurt.

- Advertisement -

Vuçiq gjithashtu ka thënë se situata për Serbinë nuk është e thjeshtë, por se “duhet të ruhet paqja dhe të jetë gati për kompromise”.

“Sigurisht që situata jonë nuk është e thjeshtë, sigurisht që e gjithë kjo është një performancë në të cilën presioni është në fund të fundit mbi ne, por nuk është kjo hera e parë as në histori, as në 10, 11 vjetët e fundit. Sa i përket presioneve politike ndaj Serbisë, ne duhet të ruajmë paqen, duhet të jemi të gatshëm për kompromise, por edhe të mos ia japim Serbinë askujt”, ka pretenduar ai.

- Advertisement -

I pyetur për bazat e policisë së Kosovës që janë ndërtuar në veri të Kosovës, Vuçiq ka thënë për këtë temë ka biseduar me njerëzit e KFOR-it, Lajçakun dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, si dhe me të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë me të cilët ka pasur takime.

I pyetur nëse do të nënshkruhet diçka në takimin me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti më 27 shkurt në Bruksel dhe nëse Serbia do t’i përmbahet “vijave të kuqe”, Vuçiq ka pretenduar se Serbia “do t’i përmbahet asaj që u tha në parlamentin serb në fillim të shkurtit, në seancën e posaçme për Kosovën”.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -