28.3 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Vuçiq i prerë: Nuk e njohim Kosovën, i kam thënë edhe Scholzit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur para fillimit të Samitit të BE-së.

Vuçiq theksoi se është mirënjohës për mbështetjen e BE-së, por se sot nuk pret ndonjë gjë të veçantë.

“Iku koha kur shtetet e pavarura dhe të lira mund të shantazhoheshin. Ne erdhëm këtu te një mik. Unë besoj në të ardhmen evropiane të Serbisë dhe të rajonit. Së bashku me miqtë tanë nga rajoni, ne do të luftojmë për atë të ardhme evropiane, por duke respektuar veten. Ta bëjmë këtë. Se ne jemi të frikësuar dhe se jemi shumë të vegjël, e disa janë shumë të mëdhenj, lëreni me kaq, këto janë histori për fëmijë të vegjël”, u shpreh Vuçiq para mediave.

Vuçiq bëri të ditur se i ka thënë kancelarit gjerman Olaf Scholz, se nuk pritet të ketë njohje të Kosovës nga Serbia.

”Unë i thashë atij që ne nuk e presim atë, punë të mbarë!”, deklaroi Vuçiq.

Të fundit
Lajme të lidhura