22 C
Pristina
Tuesday, August 9, 2022

Vuçiq e nxjerrë në media Bërnabiqin për t’i reaguar Kurtit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka dalë në media për të folur për situatën në veri të Republikës së Kosovës.

Brnabiq ka thënë se e cilëson Kurtin si fajtor për tensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Pak orë para fillimit të zbatimit të reciprocitetit me dokumente, disa grupe të serbëve të Ksoovës bllokuan disa rrugë në veri të Kosovës. Presidenti Vuçiq iu parapriu këtyre veprimeve me disa deklarata ndërsa Petkoviq mblodhi krerët e Listës Serbe në Rashkë.

Kurti reagoi duke thënë se përgjegjës për atë që po ndodh në veri janë direkt Vuçiq dhe Petkoviq. Mirëpo Vucic nuk reagoi direkt, ndërsa e nxorri Bërnabiqin në media për të bëtë Kurtin “fajtor”

“Serbia nuk bëri asgjë për të filluar këtë krizë, serbët në Kosovë nuk bënë absolutisht asgjë për të shkaktuar atë që po shohim sot. Përkundrazi, ky është epilogu i keqtrajtimit të serbëve në Kosovë dhe mosrespektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare”, tha Bërnabiq.

Presidenti Vuçiq dhe Serbia bëjnë thirrje për paqe, stabilitet, lidhje dhe bashkëpunim, dhe Albin Kurti është turpi i Ballkanit të sotëm.

Kurti është një njeri, politika e vetme e të cilit është dhuna e vazhdueshme dhe provokimet e vazhdueshme.

Kurti është ai që i ka sjellë gjërat deri në këtë pikë – duke anuluar të drejtën e votës së serbëve, duke ndaluar mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Kosovës dhe Kosovës, duke mos respektuar Marrëveshjen e Brukselit dhe duke pranuar hapur se Prishtina nuk do ta zbatojë kurrë Marrëveshjen e Brukselit, si dhe duke keqinterpretuar dhe interpretuar në mënyrë selektive marrëveshjet e vjetra”.

Të fundit
Lajme të lidhura