Presidenti serb, Aleksander Vucic, në konferencën e tij për media ka prezantuar 7 “masat” lidhur me Veriun e Kosovës, duke kërkuar zgjedhje të reja lokale, kthim në institucione, largim të policisë speciale e themelim të Asociacionit.
Gjithashtu ka thënë se brenda 45 ditësh do të iniciojnë një ligj përmes të cilit do ta shpallin Republikën e Kosovës “si zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”, dhe se kjo do të përfshijë ndihma sociale për serbët që jetojnë në Kosovë.
“Do të rrisim në mënyrë drastike ndihmën për popullsinë, për 5000 persona që janë të papunë. Po flasim për dhjetëra milionë euro, kur të mblidhen të gjitha janë më shumë se njëqind milionë euro”, ka thënë Vuçiq.