15.7 C
Pristina
Wednesday, September 28, 2022
- Advertisement -

Vuçiq dehet në Panairin e Verës, momenti kur këshilltarja tenton t’ia largojë gotën, ai kundërshton

Gjatë ditës së djeshme në Beograd u mbajt Panairi i Verës në kuadër të “Open Balkan”, ku nikoqir i liderëve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi ishte presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili në këtë panair tregoi se sa shumë e do konsumimin e verës.

Gjegjësisht, publiku kanë mundur ta shohin shijimin e verës nga Vuçiq për më shumë se një orë në televizione të caktuara, ndërsa vetë presidenti i Serbisë është mburrur se ai mund të “pijë shumë”.

- Advertisement -

“Ndalo, më thanë njerëzit, kam pirë më shumë se 100 gota, nuk është asgjë, kjo është tjetër çështje, vij prapë të shtunën”, tha presidenti i Serbisë në një transmetim televiziv.

Në një moment, këshilltarja për media Suzana Vasiljeviq ka tentuar t’i marrë një gotë Vuçiqit dukshëm të gëzuar siç shkruan Nova.rs, por ai ia ka rrëmbyer dhe ka vazhduar të pijë.

“Thjesht do ta provoj”, tha Suzana Vasiljeviq, e cila pasi piu një gllënjkë filloi të zhvendoste gotën e Vuçiqit, por “Jo” tha ai i prerë.

- Advertisement -

“Ajo ka frikë se kam pirë shumë, mirë”, tha presidenti serb kur mori gotën e tij, për të cilën Suzana Vasiljeviq vazhdoi me komentin se nuk ishte “frikë”, por se “kryeministri shqiptar po pret atë.

VIDEO

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -