fbpx
-5.6 C
Pristina
E martë, 7 Shkurt, 2023

Vuçiç u shtron darkë ambasadorëve të vendeve arabe e afrikane, ua tregon verzionin e tij për ngjarjet në Kosovë

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Në një darkë formale të shtruar për ambasadorët e disa vendeve arabe dhe afrikane, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, u ka treguar atyre për verzionin e tij të situatës në Kosovë.

Këtë ai e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin e tij në Instagram, ku tha se ambasadorëve u ka folur edhe për ngjarjet në Ballkanin Perëndimor si dhe bashkëpunimin e ndërshjellë.

- Advertisement -

“Një bisedë e jashtëzakonshme me ambasadorët, të cilëve ua paraqita situatën në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu konsideruam aspektet më të rëndësishme të bashkëpunimit bilateral dhe ekonomik”, ka shkruar Vuçiç.

Vuçiç tha se Serbia do të vazhdojë traditën e marrëdhënieve të mira me vendet afrikane dhe aziatike.

Vendet afrikane kanë qenë posaçërisht target i Serbisë për të lobuar kundër pavarësisë së Kosovës, teksa thuhet se Serbia ka arritur të bindë disa prej këtyre vendeve për të tërhequr njohjen e Kosovës, ndonëse nuk janë dhënë ende emrat e këtyre shteteve të pretenduara.

- Advertisement -

Të fundit

Gazetari shqiptar trondit nga Turqia: Në zonën që ra tërmeti ka armë nukleare, është bazë e NATO-s

12 milionë njerëz janë prekur nga tërmeti që goditi të hënën në mëngjes Turqinë. Çdokush kërkon çdokënd, me shpresën...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -