14.1 C
Pristina
Saturday, October 1, 2022
- Advertisement -

Vucic tregon 6 pikat e marrëveshjes përfundimtare që i parashtroi Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Kosova në rundin e fundit të dialogut në Bruksel kishte shkuar për të diskutuar për një marrëveshje të përgjithshme për normalizimin e raporteve me gjashtë pika.

- Advertisement -

Sipas tij, këto pika janë: Parimet e përgjithshme të marrëdhënieve dypalëshe: njohja reciproke dhe anëtarësimi në të gjitha organizatat ndërkombëtare; Zgjidhja e problemeve nga e kaluara: zgjidhja e problemit të të pagjeturve, konstatimi dhe zgjidhja e problemit të personave të përdhunuar, të zhvendosurve, shkatërrimi i pronës private dhe publike dhe kthimi i objekteve, dëmshpërblimet e Iuftës që Serbia duhet t’i paguajë të gjitha. Pastaj bashkëpunim në të ardhmen; Respektim reciprok për të drejtat e serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës; Rishqyrtimi i marrëveshjeve të dakorduara më parë dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe dispozitat përfundimtare.

Këto komente Vuçiq i bëri gjatë një adresimi drejtuar kombit më 21 gusht, pasi u takua në Beogradi me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

Vuçiq tha se ditëve të fundit në mesin e popullatës serbe në Kosovë ka mbretëruar frika dhe tha se ata “janë të mbështetur për muri”. Ai tha se në rundin e fundit të dialogut në Bruksel, Prishtina ka refuzuar çdo propozim për targat dhe dokumentet serbe.

- Advertisement -

Por, sipas presidentit serb mesazhi i Serbisë për popullatën serbe në Kosovë është se “pa marrë parasysh se çfarë është situata, nuk do të ekzistojnë kolonat e refugjatëve sepse ne do të shpëtojmë popullin tonë nga persekutimi”.

Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takuan në Bruksel më 18 gusht në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Takimet në Bruksel përfunduan pa marrëveshje rreth tensioneve të fundit, që kanë të bëjnë me dy vendimet e Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe.

Presidenti serb përsëriti se në Bruksel është kërkuar që të kthehen targat KS, për të zëvendësuar ato që i lëshon Serbia për Kosovën (KM, UR, PR e të ngjashme), por ky propozim është refuzuar.

- Advertisement -

Targat KS kanë status neutral karshi shtetësisë së Kosovës.

“Atyre nuk u intereson ta zbatojnë atë, vetëm se si u shkatërruan jetët e serbëve nga Kosova dhe Metohia. Ata refuzuan gjithçka. Dhe targat KS, dhe gjithçka. Sepse i vetmi qëllim i torturimit të popullit tonë në Kosovë është dëbimi përfundimtar i tyre”.

“Qëllimi është shfuqizimi i çdo gjëje që ka të bëjë me shtetin serb dhe të bëhet përndjekja e serbëve nga Kosova”, shtoi Vuçiq

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -