24.7 C
Pristina
24 Korrik, 2021 - 22:25

Vucic thotë se u pendua që ofendoi Kurtin: Për tri orë folën ‘budallallëqe’

Presidenti serb Aleksandar Vucic, është duke raportuar para Kuvendit serb në lidhje me takimin që zhvilloi në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se pala kosovare kishte menduar se ka të drejtë të kenë ‘’qasje arrogante’’ në këtë takim, por Serbia nuk kishte.

Është duke vazhduar raportimi i presidentit serb Vucic, para Kuvendit serb, me ç’rast ai përmendi edhe incidentin që kishin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se reagimet e tij ishin të pamatura por të nevojshme.

‘’ Ata është e qartë se mendojnë se kanë të drejtë, unë mendoj se nuk e kemi. Edhe vetes ia zura për të madhe se në një moment kur po dëgjoja akuzat dhe fyerjet në llogari të Republikës së Serbisë, edhe në llogari të njerëzve dhe sistemeve të shtetit serb, të mbështetura në asgjë që reagova rrufeshëm, që iu kundërpërgjigja me ofendime të panevojshme palës tjetër’’, tha Vucic.

Ai shtoi se reagimi i tij ishte si çdo njeri tjetër, që vjen si reagim emocional, derisa diskutimet e kryeministrit Kurti bashkë me ekipin e tij i quajti ‘’budallallaqe.’’

‘’ Jam njeri i gjallë dhe ndonjëherë njeriu reagon me emocion dhe nuk mund të duroni tri orë që të dëgjoni budallallëqe, bukfalisht budallallëqe. Të pavërteta, për diçka që vec jemi pajtuar, zhvlerësimin e fakteve, mosrespektimin e atyre që vetë i kanë nënshkruar dhe pranua’’ shtoi Vucic.

Të fundit

Të tjera nga rubrika

Hapësirë reklamuese