fbpx
9.8 C
Pristina
E enjte, 8 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Vuçiç: Ja kur Serbia do të vendosë sanksione ndaj Rusisë

Presidenti serb Vuçiç ka qenë i ftuar mbrëmë në një emision televiziv dhe sërish temë e pazëvendësueshme kanë qenë sanksionet që Serbia duhet të vendosë ndaj Rusisë.

Serbia ende nuk e ka bërë këtë, dhe po rritet presioni nga Bashkimi Evropian dhe Perëndimi në përgjithësi për ta realizuar atë.

- Advertisement -

“Beogradi nuk do të vendosë sanksione ndaj Moskës derisa të ketë një kërcënim ekzistencial për Serbinë dhe qytetarët e saj”, tha Vuçiç në një intervistë të enjten në mbrëmje.

“Nëse vijmë në një situatë ku jemi të kërcënuar ekzistencialisht, unë do t’u drejtohem qytetarëve dhe do t’u them – duhet. Por nuk mendoj se është momenti ende”, tha Vuçiç për TV Prva dhe theksoi se “Serbia nuk i ka borxh Rusisë asgjë.”

Në raportin e fundit mbi përparimin e Serbisë, Komisioni Evropian tha se Beogradi duhet të koordinojë politikën e tij të jashtme dhe të sigurisë me Bashkimin Evropian, duke përfshirë bashkimin me Evropën në sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të saj në Ukrainë.

- Advertisement -

Në të njëjtën kohë, angazhimi i shtuar diplomatik i bashkësisë ndërkombëtare me Beogradin dhe Prishtinën është duke u zhvilluar për të përshpejtuar zgjidhjen e problemit të Kosovës, por Vuçiç thotë se është joreale të pritet që kjo të ndodhë brenda disa javësh.

“Presioni ndaj Serbisë po rritet sepse të gjithë duan t’i jepet fund sagës së Kosovës”, tha Vuçiç.

Ai po ashtu ka theksuar se në bisedën me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ka dëgjuar për “një afat prej disa javësh” për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por e konsideron joreale.

- Advertisement -

Media shqiptare informoi se kishte mësuar “ekskluzivisht” nga qarqet ndërkombëtare se marrëveshja e parë mes Kosovës dhe Serbisë duhet të arrihet deri më 24 shkurt 2023 me angazhime nga të dyja palët dhe nëse arrihet ka paketa financiare.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -