8.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Vuçiç dorëzohet para Perëndimit, ndizen “sirenat e alarmit” në Moskë – dy mesazhet kërcënuese nga Putin për Beogradin

- Advertisement -

Serbia ndodhet në një pozicion shumë të vështirë. Duhet të zgjedhë mes Rusisë, ose Perëndimit. Sipas këtij skenari tmerri, Brukseli mund të pezullojë dhënien e ndihmës financiare, e cila do të ishte fundi i investimeve të ardhshme dhe të mëparshme.

- Advertisement -

Dhe mund të jetë shumë më keq: fundi i udhëtimit pa viza në BE, i cili është i mundur që nga viti 2009, dhe mund të ketë një pezullim të asistencës së madhe para anëtarësimit të BE-së nga fondet IPA, si dhe heqjen të statusit kandidat. Presioni i fortë nga Bashkimi Evropian ka bërë që presidenti serb për herë të parë të japë sinjale tërheqjeje duke paralajmëruar sanksione ndaj Rusisë së Vladimir Putinit. Vuçiç u shpreh se ndoshta do të duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

“Serbia mund t’i të vendosë sanksione ndaj Rusisë”, u tha Vuçiç përfaqësuesve parlamentar të enjten gjatë debatit për Kosovën, duke shtuar se ai nuk është entuziast për këtë, por se Beogradi tashmë po e paguan çmimin që nuk e bëri këtë më herët.

- Advertisement -

“Nuk jam entuziast për këtë, por nuk e di se sa do të zgjasim nëse nuk vendosim sanksione. Ne po paguajmë çmimin që nuk i kemi prezantuar, por kjo është çështje e angazhimit politik të lidershipit tonë”, tha Vuçiç në Parlament.

Reagon Moska

Vendimi i presidentit serb për tu rreshtuar krah Perëndimit, duket se po shqetëson jashtë mase Moskën. Tashmë dihen marrëdhëniet e forta mes Moskës dhe Beogradit. Kremlini e kupton se lidershipi i Serbisë është nën presion të paprecedentë nga Perëndimi dhe vlerëson qëndrimin e presidentit Aleksandër Vuçiç, duke shpresuar në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, u tha gazetarëve të premten zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Ky i fundit ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb se ndoshta do të duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

- Advertisement -

Mesazhi i Peskov për Serbinë

“Ne e kuptojmë plotësisht presionin e paprecedentë të Perëndimit kolektiv mbi udhëheqjen serbe dhe koston dhe përpjekjet që ishin të nevojshme që udhëheqja serbe t’i rezistonte këtij presioni deri më sot,” tha Peskov. Ai vuri në dukje se Rusia i ushqen marrëdhëniet e saj me Serbinë dhe se, siç tha ai, ato kanë “rrënjë të thella historike, kanë një të tashme jashtëzakonisht domethënëse dhe ne jemi të bindur se ata kanë perspektiva të mëdha për të ardhmen”.

Agjencia TASS rikujton se Vuçiç ka thënë më herët në parlament se për shkak të refuzimit parimor të politikës së sanksioneve antiruse, Serbia ka mbetur pa aleatë në Perëndim. Përveç kësaj, ai tha se, megjithëse nuk është entuziast për perspektivën e vendosjes së kufizimeve kundër Rusisë, Beogradi në një moment do të duhet të vendosë sanksione për shkak të situatës në Ukrainë. Udhëheqësi serb vuri në dukje gjithashtu se vendi i tij është në gjendje të vlerësojë objektivisht ngjarjet në Ukrainë, sepse përmbahet nga etiketimi i palëve kundërshtare, tha agjencia ruse TAAS.

Dy mesazhet kërcënuese nga Putin

Pak kohë më parë zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme Aleksandar Grusko la dy mesazhe kërcënuese për Beogradin gjatë vizitës së tij në Serbi. Serbia është e rëndësishme për Rusinë sepse është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj saj. Pra, Beogradi ka një rëndësi simbolike për Moskën, por edhe më shumë se kaq. Deklaratat e tij në Serbi përmban një mesazh dhe një kërcënim. Mesazhi është “nëse futni sanksione, do të përballeni me një përgjigje më të ashpër nga Moska, ne do t’ju fusim menjëherë në listën e vendeve armike, do t’ju ndërpresim naftën dhe gazin.” Pra mbetet të shohim se çfarë masash do të marrë Rusia e Vladimir Putinit ndaj Serbisë pas vendosjes së sanksioneve. Nga ana tjetër Vuçiç e di shumë mirë se pa Perëndimin, Beogradi është i humbur pasi do të izolohet si kurrë më parë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -