28.3 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Vritet shqiptari 24-vjeçar nga një maqedonas në Gjermani

Një 24-vjeçar shqiptar ka mbetur pa shenja jete pasi është goditur me thikë në Harburg të Gjermanisë.

Policia thotë se viktima ka marrë plagë të rënda dhe është paraqitur në një spitaI mbrëmjen e së enjtes.

Sipas informacioneve, shqiptari është përpIasur të mërkurën me një 36-vjeçar maqedonas. Mësohet se agresori dhe viktima kanë përdorur të dy thika.

Ndërsa 24-vjeçari ka pësuar dëmtime të rrezikshme për jetën, 36-vjeçari ka pësuar një prerje në kokë.

Dy burrat njiheshin me njëri-tjetrin dhe mësohet se janë përleshur edhe më parë. Ndërkohë edhe një shoqërues 51-vjeçar i maqedonasit ka mbetur i plagosur rëndë nga një goditje me thikë në qafë.

“Ai shkoi vetë në spital dhe tani është jashtë rrezikut”, thuhet në njoftimin e publikuar në gazetën gjermane Bild.

Në një kontroll u arrestuan fillimisht edhe dy burra të moshës 45 dhe 59 vjeç si pjesëmarrës të mundshëm në këtë ngjarje, por që atëherë ata janë liruar.

- Advertisement -

Sfondi i mosmarrëveshjes ende është duke u përcaktuar nga zyra e prokurorit publik dhe komisioni i vrasjeve, ndërsa policia ka kërkuar informacion nga dëshmitarët e krimit.

Të fundit
Lajme të lidhura