12.7 C
Pristina
Tuesday, March 21, 2023

Vrau serbin një vit më parë për larje hesapesh, kapet shqiptari i shumëkërkuar në Spanjë

- Advertisement -

Të rekomanduara

Një shqiptar i shumëkërkuar ka rënë në prangat e policisë spanjolle si i dyshuar për vrasjen e një serbi.

Shqiptari i maskuar nën identitet të rremë italian është arrestuar në orët e para të së martës së kaluar në një operacion special me njësitë elitare të Gardës Civile në Almera.

- Advertisement -

Forcat policore kanë hyrë në shtëpi dhe kanë arritur të arrestojnë shqiptarin pasi ai u përpoq të ikte nga çatia.

Ngjarja për të cilën ai është arrestuar ka ndodhur më 13 korrik të vitit të kaluar kur një grup prej rreth shtatë personash u takuan në një zonë pranë digës Rules, në Órgiva (Granada), dyshohet për një konflikt lidhur me trafikun e drogës. I arrestuari hapi zjarr ndaj viktimës, një serb 43-vjeçar, dhe shoqëruesit të tij, një burrë 41-vjeçar të së njëjtës kombësi, i cili kaloi disa ditë në spital, por i mbijetoi të shtënave.

Garda Civile arrestoi 5 persona për këto ngjarje, nga të cilët dy u lanë të lirë me akuzë, tre të tjerë mbeten në burg dhe të cilëve tashmë u bashkohet edhe i arrestuari i ri, i konsideruar si autor i të shtënave.

Gjykata përgjegjëse e çështjes e shpalli sekret dhe Garda Civile vijoi hetimet pasi një i implikuar i shtatë është në kërkim. Të gjithë të arrestuarit deri më tani janë të kombësisë serbe, shqiptare dhe polake.

- Advertisement -

Të fundit

Rritet edhe më tepër çmimi për shkuarje në Haxh, kjo është shifra marramëndese që duhet ta paguani

Bashkësia Islame e Kosovës është deklaruar në lidhej me shkuarjen në Haxh, edhe për këtë vit. Në kuadër të kësaj,...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -