17.7 C
Pristina
Wednesday, August 10, 2022

Vrasja në Skenderaj, policia kryen bastisje gjen kaIIashnikovë e pushkë gjuetie

Nga disa të shtëna me armë në orët mbrëmjes, një person ka mbetur i vdekur e dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Pas kësaj vrasje, policia ka njoftuar se njësitet hetimore rajonale të Mitrovicës kanë kryer bastisje në dy lokacione dhe kanë sekuestruar një kallashnikovë dhe një pushkë gjuetie.

Policia ka thënë se me të pranuar informacionin, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë të gjitha njësitet kompetente policore.

“Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se në rast ishin përfshirë disa persona, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri tre persona ishin të plagosur. Dy persona ishin dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Skenderaj, ku njëri prej tyre si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit kishte humbur jetën dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij ndërsa i plagosuri tjetër është transferuar për tretman mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë në Mitrovicë.

Njëri nga të plagosurit sipas policisë kishte kërkuar tretman mjekësor në QKMF në Drenas dhe pas trajtimit fillestar mjekësor, në shoqërim të policisë është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në SHSKUK dhe është nën përcjelljen e policisë.

“Sipas informatave fillestare mund të jetë i dyshuar potencial në këtë rast. Gjithashtu është arrestuar edhe një person tjetër dhe do të intervistohet në cilësinë e personit të dyshuar për përfshirjen në këtë rast”, thuhet tutje në njoftim.

Tutje në njoftimin e policisë thuhet se, Njësia e Hetimeve Rajonale së bashku me prokurorin e shtetit janë në vendin e ngjarjes ku është duke u bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftim.

Të fundit
Lajme të lidhura