fbpx
-1.3 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

“Vrasja e serbëve në Pejë nuk u krye nga shqiptarët” – Vuçiq dekIarohet për rastin “Panda”

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka lajmëruar se do t’i pres në takim familjarët e të rinjve të vrarë në Pejë në rastin Panda në vitin 1998, njoftoi e përditshmja serbe “Danas”.

Këtë pritje për familjarët e viktimave Vuçiq tha se do ta realizojë deri në fund të janarit.

- Advertisement -

“Kemi pasur shumë dëshmi. Do të doja t’i kisha provat. Sa më parë që të kemi diçka konkrete për t’i ofruar publikut, do të jem i pari që do t’ua jap autoriteteve konkrete”.

Më 14 dhjetor të vitit 1998, gjashtë të rinj të nacionalitetit serb u vranë në kafenenë Panda.

Familjarët e viktimave dhe publiku serb mendonin se këtë krim e kishin kryer shqiptarët derisa më 28 dhjetor të vitit 2013, Aleksandar Vuçiq tha se vrasjet në rastin “Panda” nuk u kryen nga shqiptarët dhe se “publiku do të shokohet kur e vërteta do të shpaloset”.

Familjarët e viktimave ditë më parë thanë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka neglizhuar kërkesat e tyre për një takim me ta dhe për zbardhjen e rastit.

- Advertisement -

Çfarë ndodhi në rastin Panda?

Pas masakrës, gjashtë të rinj shqiptarë u rrethuan nga trupat serbe dhe u arrestuan dhe u torturuan në paraburgim. Ata u liruan të gjithë në një gjykim, shkruan Insajderi.

Në dhjetor 2013, Aleksandar Vuçiq pranoi se nuk ka asnjë provë që vrasja është kryer nga shqiptarët.

- Advertisement -

Prokuroria serbe për krimin e organizuar nisi një hetim të ri në vitin 2016 dhe arriti në përfundimin se masakra nuk ishte kryer nga shqiptarët.

Shumë vite pas incidentit, qeveria serbe zyrtarisht e pranoi se ajo ishte kryer nga agjentë të Shërbimit Sekret Serb.

- Advertisement -

Të fundit

HeIIbanianz, shqiptarët që po ‘tmerrojnë’ britanikët: S’ka poIicë që i ndalon

Gangsterët shqiptarë të veshur me Balaclava që përdorin automatikë kanë pushtuar rrugët e Londrës, duke shkaktuar britanikët. Një artikull i...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -