fbpx
3 C
Pristina
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Vrasja e 35-vjeçares në QKUK, i dyshuari mund të dënohet me burgim të përjetshëm

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Rasti makabër i vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë nga ish-bashkëshorti i saj, do të shënojë për herë të parë në Kosovë, dënimin me burgim të përjetshëm. Kështu ka deklaruar avokati Besnik Berisha.

Sipas Berishës, një gjë të tillë e përcakton nga ligji, duke marrë për bazë secilën instancë.

- Advertisement -

Privimi nga jeta i një gruaje shtatzënë dhe zhdukja e menjëhershme e dorasit, sipas avokatit, janë faktorë që përcaktojnë dënimin e përjetshëm.

“Kjo qe ndodhi sonte ne oborrin e SHSKUK , ku ne rrethana akoma te panjohura ish bashkeshorti privoi nga jeta gruan shtatezene dhe u zhduke akoma pa gjurme, do shenoi denimin e pare ne Kosove me burgim te perjetshem (te konfirmuar ne secilen instance)”, tha ai.

Megjithatë, tha Berisha, një dënim i tillë mund të evitohet vetëm nëse i dyshuari dorëzohet.

“Ky denim mund te mos ekzekutohet vetem nese dorasi i jep aktgjykimin vetes akoma pa u denu nga gjykata. Keshtu mendoj une!”, deklaroi Berisha.

- Advertisement -

Të fundit

“Kërkoi intervenimin e NATO-s më 1998 dhe e mendova si naiv”, ambasadori suedez rrëfen për takimin me Kurtin

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, në një intervistë për Tëvë1 ka rikthyer në vëmendje një takim që...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -