7.7 C
Pristina
E martë, 6 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Vrana Konti, i njohur ndryshe dhe si Kont Urani, ishte një fisnik arbëror dhe një nga komandantët më të shquar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut

Vrana Konti, i njohur ndryshe dhe si Kont Urani, ishte një fisnik arbëror dhe një nga komandantët më të shquar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, si dhe një nga këshilltarët.

- Advertisement -

I lindur rreth vitit 1389, Vrana Konti gjatë jetës së hershme Iuftoi si një mercenar në ushtritë e mbretit Alfonso të Napolit. Me shumë gjasë Vrana ishte nga zotërit e vegjël arbër të lidhur me Kastriotët dhe është e mundshme të kishte lidhje farefisnore me to.

Vrana u rikthye në Arbëri para fillimit të kryengritjes nga Skënderbeu, duke u bërë një nga aleatët dhe komandantët më besnik të tij.

Gjatë Rrethimit të Parë të Krujës më 1450, Skënderbeu la një garnizon prej 1,500 deri më 4,000 ushtarë nën komandën e Vrana Kontit për mbrojtjen e kështjellës. Para fillimit të rrethimit, Sulltan Muradi i dërgoi një letër Vrana Kontit që ta jepte kalanë pa lu.ftë për një shumë të madhe, por Vrana Konti refuzoi, duke treguar kështu besnikërinë e tij.

- Advertisement -

Konti Vrana ishte dhe një nga komandantët e Rrethimit të pasuksesshëm të Beratit (1455). Ai vdiq më 1458, rreth moshës 69 vjeçare, duke lënë gjurmë të mëdha për veprimtarinë e tij epike për mbrojtjen e Arbërisë nga pushtimi osman.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -