29.8 C
Pristina
Wednesday, August 17, 2022
- Advertisement -

Von Cramon e quan dështim të madh Samitin BE-Ballkani Perëndimor

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është shprehur e zhgënjyer me Samitin BE-Ballkani Perëndimor, duke e quajtur dështim të madh.

Përmes disa cicërimave në Twiter, Von Cramon ka përmendur se si Kosova s’e mori liberalizimin e vizave, Bosnja s’e mori statusin e kandidatit e as Shqipëria e Maqedonia e Veriut s’nisën negociatat.

- Advertisement -

Ky samit BE-Ballkan Perëndimor ka qenë dështim i madh. Dërgon sinjal katastrofik. Është vetëm një njeri i lumtur nga kjo situatë dhe ai ulet në Kremlin.

U thanë të udhëtojnë në Bruksel, të gjashtë vendeve, dhe s’u dhanë asgjë, për asgjë.

Bosnja s’e mori statusin e kandidatit, edhe më keq Shqipëria e Maqedonia e Veriut s’nisën negociatat e pranimit dhe Kosova s’mori liberalizimin e vizave”, ka shkruar ajo në Twitter.

- Advertisement -

Ndryshe, dje dhe sot është mbajtur samiti mes liderëve të vendeve të Bashkimit Evropian dhe atyre të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Nga ky samit, s’ka pasur ndonjë rezultat konkret, por vetëm fjalë.

Në përfundimet për Ballkanin Perëndimor të nxjerra nga Samiti i BE-së, për Kosovën përmendet vetëm përparimi në dialog ndërsa nuk përmendet liberalizimin e vizave.

- Advertisement -

Këshilli Europian riafirmon urgjencën e të bërit përparim të qartë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të mëdha bilaterale dhe regjionale, veçanërisht dialogun Prishtinë-Beograd për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në pikën 19.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -