12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Von Cramon e bën të qartë: Pala që s’e pranon propozimin evropian, izolohet ndërkombëtarisht

- Advertisement -

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se pala që nuk e pranon propozimin evropian, do të izolohet ndërkombëtarisht.

- Advertisement -

Në një intervistë për “Albanian Post”,Von Cramon ka deklaruar se Kosova dhe Serbia edijnë që pa zbatim të marrëveshjes, nuk mund të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

“Ky plan do të zhbllokojë vendosmërisht dhe realisht perspektivën evropiane të Kosovës, por edhe të Serbisë. Të dyja vendet e dinë shumë mirë se pa zbatimin e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, nuk do të ketë anëtarësim në BE. Kosova ka shumë për të fituar, duke përfshirë hapjen e rrugës për pesëshen mosnjohëse të BE-së për të lëvizur qëndrimet e tyre për shtetësinë e Kosovës, përfshirë Spanjën.” – ka thënë ajo.

- Advertisement -

Tutje, Von Cramon e ka bërë të qartë se pala që refuzon marrëveshjen, do të izolohet gjithnjë e më shumë ndërkombëtarisht.

“Si Kurti, ashtu edhe Vuçiç e dinë shumë mirë se pala që e refuzon marrëveshjen, ose pala qe tregohet jo konstruktive, do të izolohet gjithnjë e më shumë ndërkombëtarisht dhe do të fajësohet për dështimin. Kjo mund të çojë në një përkeqësim të relatave me BE-në dhe në ndalimin e disa proceseve të rëndësishme.” – tha ajo.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -