7.5 C
Pristina
23 Janar, 2021 - 20:27

Vjosa Osmani ua jep edhe një goditje vendimeve të presidentit Thaçi, ky është i fundit

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka marrë vendim që t’i pezullojë të gjitha konkurset në Zyrën e Presidentit të Kosovës.

Në vendimin që e ka marrë sot Osmani, ndër të tjera ndalohet edhe hapja e konkurseve të reja.

Në pikën e parë të vendimit thuhet se: “Pezullohen të gjitha konkurset aktive për rekrutim në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës”.

“Ndalohet hapja e konkurseve të reja në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, deri në një vendim tjetër”, thuhet në pikën e dytë të vendimit.

Ndryshe, Osmani dje ka shkarkuar edhe katër konsuj të përgjithshëm, ndër ta edhe djalin e deputetit Haxhi Shala, që kishte nxitur reagime të shumta.

Të fundit

Të tjera nga rubrika