8.6 C
Pristina
E diel, 4 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Vjosa Osmani tregon çka diskutuan ajo e Albin Kurti me presidentin e Francës në Paris

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se sot në Pallatin Elysee në Paris, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, e kanë takuar presidentin francez, Emmanuel Macron me të të cilin kanë diskutuar për dinamizimin e dialogut me Serbinë dhe zhvillimet e fundit.

- Advertisement -

Osmani ka thënë se bashkë me Kurtin kanë shprehur përkshtimin e institucioneve të Kosovës për procesin e dialogut.

“Në Pallatin Élysée, bashkë me Kryeministrin Kurti, u pritëm nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron për të diskutuar partneritetin në mes të dy shteteve tona, dinamizimin e dialogut me Serbinë, si dhe zhvillimet e fundit në vendin tonë. Shprehëm përkushtimin e plotë të institucioneve të Kosovës për procesin e dialogut, të bazuar në ruajtjen e sovranitetit, rendit kushtetues, integritetit territorial dhe funksionalitetit të Kosovës, të cilat janë të paprekshme”, ka shkruar ajo.

Osmani ka thënë se në takim me Macronin janë diskutuar edhe veprimet destabilizuse të Serbisë. Ajo ka thënë se presidenti Macron ka dhënë përkrahjen e tij për paqë, siguri dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.

- Advertisement -

“Diskutuam edhe veprimet destabilizuese të Serbisë, përmes fuqizimit të strukturave ilegale të saj në Kosovë, frikësimit të qytetarëve serbë dhe nxitjes së grupeve kriminale për ta cenuar rendin dhe ligjin në veri. Kosova mbetet e angazhuar, në koordinim me partnerët ndërkombëtar, për paqe, stabilitet dhe për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit. Ndërkaq, Presidenti Macron potencoi përkrahjen e tij për paqe, siguri dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar ajo.

Gjithashtu, dy liderët kosovarë presidentit Macron i kanë kërkuar mbështetje për integrimin euroatlantik të Kosovës.

“Në takim, ritheksuam rëndësinë e përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave përgjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së, si dhe kërkuam vazhdimin e mbështetjes së Francës për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata tjera ndërkombëtare”, thuhet në fund.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -