-1C
Pristina
28 Janar, 2021 - 12:19

Vjosa Osmani shkarkoi nga detyra vëllaun e heroinës Xhevë Lladrovci

Ka bërë bujë mbrëmë shfuqizimi i katër dekreteve për konsuj të përgjithshëm nga ushtruesja e detyrës e presidentes, Vjosa Osmani. Njëri nga konsujt e shkarkuar mbrëmë ishte edhe Halim Krasniqi.

Media mëson se Krasniqi është vëlla i heroinës, Xhevë Lladrovci. Burimet e njëjta tregojnë po ashtu se Halim Krasniqi është i afërt me Partinë Demokratike të Kosovës.

Në arsyetimin e presidencës për shkarkimin e Halim Krasniqit thuhet se është vendosur shfuqizimi i dekretetit në përputhje me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, propozim i cili nuk ishte marrë për bazë nga presidenti paraprak.

Të fundit

Të tjera nga rubrika