2.9C
Pristina
6 Mars, 2021 - 06:07

Vjosa Osmani së bashku me Kurtin lëshojnë 127 fanarë në qiell: Janë për fitoren e koalicionit

U.d e presidentes, njëherësh kandidate për këtë post, Vjosa Osmani ka njoftuar se 127 fanarë ndriçues janë lëshuar sonte mbi qiellin e Prishtinës.

“127 fanarë ndriçues sonte mbi qiellin e Prishtinës për fitoren e koalicionit #KrejtdheDrejt me numrin 127! Vendi ynë ka nevojë për dritë!”, ka shkruar Osmani.

Në pamjet e publikuara në Facebook, Osmani shihet se gjatë lëshimit të fanarëve ka qenë i shoqëruar nga lideri i VV-së, Albin Kurti.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1932165820279006

Të fundit

Të tjera nga rubrika