-0.7 C
Pristina
15 Janar, 2021 - 15:31

“Vjosa Osmani mund të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit”

Analisti Ramush Tahiri mendon se Vjosa Osmani mund të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 10 shkurtit.

- Advertisement -

Kjo pasi në KQZ ka përfunduar afati për deklarimin e koalicioneve, duke lidhur vetëm dy koalicione nga partitë minoritare.

Tahiri mendon se procesi i shkrirjes së Osmanit në listën e Vetëvendosjes do të humbte identitetin.

Vjosa Osmani mund të rrezikojë të mos merr pjesë në zgjedhje.

Mund të rrezikojë sepse procesi i shkrirjes e humb identitetin.

Procesi i shkrirjes në Vetëvendosje ndonjëherë nuk i ndihmon edhe Vetëvendosjes”, thotë Tahiri në RTK’në.

“Duket që s’po arrin me u regjistruar si Nismë, si Iniciativë, s’ka përgatitje. Shkrirja në Vetëvendosje do të thotë nga 120 kandidatë sa do t’i marrë Vjosa.

A do t’i marrë 30 apo 20. Sepse kjo domethënë shumë.

Tani nga ata kandidatë, qysh do të jetë ranglista ose renditja, a do të jetë për shembull, dikush nga një deri në 10, a do të jetë e përzier apo do të jetë prej një numri në një numër të caktuar’, shpjegoi Tahiri.

Të fundit

Të tjera nga rubrika