fbpx
0.3 C
Pristina
E shtunë, 28 Janar, 2023

Vjosa Osmani i tregon Evropës qysh Serbia po rrezikon Kosovën përmes ushtrisë private të Putinit, Wagner

Duhet Lexuar

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Itali ka dhënë një intervistë për gazetën italiane, Corriere della Sera tha se Serbia po luan sipas skemës së Putinit dhe po e kërcënon sigurinë duke bashkëpunuar ngushtë me forcat e afërta me grupet paramilitare si Wagner. E pyetur për provat rreth kësaj, Osmani tha se informacionet janë të klasifikuara, përcjell Gazeta Express.

“Nuk mund të jap detaje sepse janë informacione të klasifikuara. Por ne punojmë me aleatët tanë perëndimorë për të siguruar që këto paraushtarakë të lidhur me Wagnerin të dështojnë në planin e tyre për të destabilizuar Kosovën”, tha Osmani.

- Advertisement -

Ajo tha se ka disa arsye se pse kriza në veri shpërtheu pikërisht tani.

“Para së gjithash, po rritet ndikimi rus në Serbi: Beogradi ka dhënë dritën jeshile për hapjen e të ashtuquajturave qendra humanitare ruse, të cilat sipas SHBA-së nuk janë gjë tjetër veçse qendra spiunazhi dhe e kanë shndërruar kufirin me Kosovën në një strehë për ata që janë nën sanksione europiane. Arsyeja e dytë ka të bëjë me bandat e veriut të Kosovës të paguara, të mbështetura, të nxitura, të armatosura nga Vuçiq: kriminelët serbë që prej kohësh janë në listat e zeza të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, ajo që quhet mafia ballkanike dhe që nuk e pëlqen vendosmërinë me të cilat ne po e luftojmë dhe prandaj përdorin dhunë ndaj nesh…”, tha ajo.

Osmani tha megjithatë se një marrëveshje me Serbinë është e mundur “nga këndvështrimi ynë”.

E pyetur për krahasimin që presidenti rus, Vladimir Putin ia kishte bërë pushtimit të Donbasit në Ukrainë me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Osmani tha se ka ndryshim të madh.

- Advertisement -

“E vetmja gjë e krahasueshme janë krimet e Vuçiqit dhe Putinit. Bashkësia ndërkombëtare ndërhyri në Kosovë për ta ndalur një gjenocid të vazhdueshëm, ndërsa në Ukrainë nuk pati gjenocid që ts jepte të drejtën për të marrë territor. Ky është ndryshimi i madh. Ajo që ndodhi në vitin 1999, një fuqi demokratike erdhi për të luftuar kundër tiranisë, është diçka që Putini nuk e pranon. Për të Kosova është një gabim historik. Ndërsa në vend të kësaj është një demokraci dhe një ekonomi e lirë që respekton të drejtat dhe paqen. Rusia nuk beson në këto vlera, ta luftosh Kosovën do të thotë t’i luftosh këto vlera”, tha presidentja e Kosovës.

- Advertisement -

Të fundit

Vijojnë suImet në SHBA, tre të vrarë

Tre persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë në Kaliforni të shtunën...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -