-2.8 C
Pristina
17 Janar, 2021 - 17:02

Vjosa Osmani duartrokitet në Parlamentin e Shqipërisë, godet Serbinë!

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës (u.d.), Vjosa Osmani gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Shqipërisë bëri thirrje që Kuvendi i Shqipërisë duhet t’i bashkohet Kuvendit të Kosovës për miratimin e rezolutës që dënon gjenocidin serb.

Dialogu me Serbinë është ende i pambyllur dhe ne jemi të vendosur të dialogojmë vetëm për njohjen e ndërsjellë duke respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit. Duke njohur dhe pranuar paprekshmërinë e territorit tonë, rregullimin kushtetues dhe nivelin e organizimit politik. Kosova nuk mund t’a shpërblejë Serbinë me territorin e saj e as të bëjmë koncesione të tjera për politikën gjenocidale që Serbia kishte ndaj nesh.

Serbia duhet të pendohet, të kërkojë falje dhe të dënohet dhe jo të shpërblehet dhe kjo duhet të jetë e qartë për këdo dhe ta themi me zë të lartë në çdo vend të botës. Prandaj i kam bërë thirrje këtij Kuvendi të nderuar që t’i bashkohet kuvendit të Kosovës në miratimin e rezolutës që dënon gjenocidin serb”, tha Osmani.

Të fundit

Të tjera nga rubrika