13.6C
Pristina
26 Shkurt, 2021 - 13:16

Vjen reagimi i PDK’së pas dorëheqjes së figurës së njohur

Kryetari në detyrë i PDK’së, Enver Hoxhaj, ka pranuar dorëheqjen e Naim Fetahur nga posti i kryetarit të degës së kësaj partie në Podujevë.

Hoxhaj e ka falënderuar Fetahun për kontributin, teksa ka shtuar se ai ishte kandidati më i mirë për kryetar të Podujevës.

“Naim, kryesi e degës dhe struktura faleminderit për angazhimin. Ju jeni pjesa më krenare dhe një aset i çmuar i partisë tonë. Së bashku, do të angazhohemi edhe më shumë që ta kthejmë PDK-në si forca e parë politike në Podujevë dhe Kosovë, duke punuar në të mirë të popullit dhe shtetit”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Sot, kam pranuar dorëheqjen nga posti i kryetarit të Degës së PDK-së në Podujevë, të mikut tim Naim Fetahut. Publikisht, e falënderoj Naimin për punën e tij të jashtëzakonshme në Podujevë. Pa dyshim, ai ishte kandidati më i mirë në zgjedhjet e fundit dhe garancia e vetme për zhvillimin e Podujevës.

Këtë, llapjanët do ta kuptojnë shumë shpejtë. Si profesionist, themelues i PDK-së në Podujevë, kontribues i proceseve politike në shumë nivele, nga ai lokal deri në atë qendror, Naimi ka ditur gjithmonë të zgjedh interesat e qytetarëve në radhë të parë.

Naim, kryesi e degës dhe struktura faleminderit për angazhimin.

Ju jeni pjesa më krenare dhe një aset i çmuar i partisë tonë.

Së bashku, do të angazhohemi edhe më shumë që ta kthejmë PDK-në si forca e parë politike në Podujevë dhe Kosovë, duke punuar në të mirë të popullit dhe shtetit.

Të fundit

Të tjera nga rubrika