11C
Pristina
4 Mars, 2021 - 22:06

Vjen reagimi i LDK’së pasi Albin Kurti paralajmëroi shfuqizimin e vendimeve të Qeverisë Hoti

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj ka reaguar pas deklaratës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, i cili mbrëmë tha se sapo të vijnë në krye të ekzekutivit do t’i shfuqizojnë vendimet e kryeministrit në detyrë, Avdullah Hotit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gecaj e ka krahasuar Kurtin me Vladimir Leninin.

“… njëjtë kishte vepruar edhe Vladimir Iliç Lenin në vitin 1917, por Rusisë komuniste ju nevojitën 74 vite të kthehej në familjen e shteteve normale e civilizuese, edhe pse populli rus ende vuan nga pasojat e asaj periudhe …”, ka shkruar Gecaj.

Të fundit

Të tjera nga rubrika