15.1 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

Vjen edhe një dorëheqje pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi.

Sipas SHKK’së, dorëheqja e Gashit ka ardhur si akt moral, pasi që njëri nga të dyshuarit për dhunim ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale.

- Advertisement -

Dorëheqja është miratuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës

“ Pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares, si akt moral jep dorëheqje Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, z. Ali Gashi. Dorëheqja ka ardhur si akt moral i z. Gashi, pasi që njëri nga të dyshuarit për dhunim ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale. Dorëheqja është miratuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, për këtë rast ka dhënë dje dorëheqje edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Meheti./Express

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -