17.1 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Virologu i njohur alarmon: Pritet valë e re infektimesh me “Omicron 5” në fund të korrikut

“Do të na duhet të shqetësohemi edhe për një kohë, fatkeqësisht duhet ta bëjmë sepse ngjitshmëria është shumë e lartë, shumë më e lartë se fruthi dhe lija e dhenve.

Omicron 5 ngre dhe do t’i ngrejë rastet, do të vazhdojmë të kemi të rënda, ndonëse në mënyrë proporcionale”.

Kështu u shpreh në Rai Radio1, virologu i Universitetit Shtetëror të Milanos Fabrizio Pregliasco, i intervistuar nga Geppi Cucciari dhe Giorgio Lauro. Sipas tij, për të mos u infektuar nga Omicron 5 nuk mjafton të kesh Covid dhe të kesh bërë tre doza.

“Le të themi se “Omicron 5” është 4 herë më infektues se paraardhësit e tij. Jemi në gjysmë të rrugës, kulmi i infektimeve do të jetë kah fundi i korrikut” – tha virologu që apeloi për mbajtje të maskave në rast të grumbullimeve të mëdha në ambiente të mbyllura.

Të fundit
Lajme të lidhura